Home Aktualitet Marrëdhënia e...

Marrëdhënia e mirë politike Shqipëri-Turqi, ndihmon edhe ekonominë

68
0

Zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Turqisë reflekton marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve. Ish-drejtori i Agjencisë për nxitjen e investimeve të huaja, Gent Beqiri thotë se tregu shqiptar është më fleksibël ndaj mallrave turke, për shkak edhe të një çmimi më të favorshëm për konsumatorët vendas.

“Në këtë aspekt, sipërmarrësit turq janë shumë më tepër fleksibël, mund të pranojnë shumë më tepër marrëdhënie në vendin tonë. Ndërkohë që kur bëhet fjalë për investime të vendeve të BE, mënyra e të bërit biznes e tyre është ndryshe”, thotë Beqiri për ”A2cnn”.

Bashkëpunimi Shqipëri-Turqi është shtrirë vitin e fundit edhe në tregun mjekësor, kjo si rezultat i bashkëpunimit mes dy vendeve gjatë periudhës së pandemisë.

”Kemi një lloj zgjerimi thuajse 360 gradë në këtë kuptim. Si pasojë e pandemisë, Turqia ka qenë partneri ynë kryesor në aspektin shëndetësor, dhe jo vetëm. Këta tregues flasin për një marrëdhënie shumë të fortë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit