Home Aktualitet Marrëveshja P...

Marrëveshja PS-Rithemelim, Alibeaj: Pazar politik, që nuk do ndryshimin e sistemit

55
0

Një pazar politik e cilëson Enkelejd Alibeaj marrëveshjen e arritur mes socialistëve dhe demokratëve të Rithemelimit që synon të rikthejë normalitetin në jetën parlamentare.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve të Bashës, shtoi se politika e vjetër kërkon të godasë reformën zgjedhore dhe nuk do as lista të hapura, barazi vote, apo votimin e emigrantëve, por thjesht bën pazare për interesa vetjake.

“Marrëveshja nuk ka qenë për të mbajtur në kontroll qeverinë, por që bashkë me Ramën të mbajnë monopolin e sistemit politik, marrëveshjen e 2008 Rama-Berisha. Kjo marrëveshje ka për qëllim të godasë reformën zgjedhore, sepse Rama dhe Berisha nuk duan të heqin monopolin e listës dhe të lejojnë qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Asnjë nga politikanët e vjetër nuk e duan Shqipërinë një zonë zgjedhore, sepse nuk duan barazinë e votës së shqiptarëve dhe duan ta vjedhin atë. Asnjë prej këtyre politikanëve që duhet t’i përkisnin të shkuarën, nuk i duan listat e hapura, sepse lufta është bërë me premtimin që me lista të mbyllura të kenë vende të sigurta. Rama dhe Berisha janë armiqtë e votës së diasporës dhe do të bëjnë gjithçka për të mos e realizuar. Denoncoj këtë pazar për interesa vetjakë”, tha Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit