Home Aktualitet Marrëveshja R...

Marrëveshja Rama-Basha/Presidenti Meta: 17 maji, dita më e errët e pluralizmit politik!

321
0

Sot është 17 maji. U bënë 5 vite nga pazari Rama-Basha. Pesë vite nga marrëveshja e 17 Majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD në atë kohë Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta ka renditur disa nga pikat që sipas tij u dakordësuan mes tyre.

Meta u shpreh se ajo marrëveshje u bë në errësirë të plotë, por sipas tij ende gëlon duke përmendur si pikë të paktit edhe djegien e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale për t’i dhënë PS-së të gjitha pushtetet.

“Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qëndruan solidar por vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Vijoi përgjatë 5 viteve dhe ende gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 Majit edhe djegia e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e parlamentit. Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin mbi bashkitë”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit