Home Aktualitet Martesa që sh...

Martesa që shkaktoi tragjedinë

893
0

Një baba u bë vrasës, por vrau edhe veten. “Ajo i thoshte mos hajde këtu, na acaronte shumë. Burri thoshte nëpër fshat se do ta vras”, këto janë fjalët e bashkëshortes së Xhevahir Hoxhës, i cili mëngjesin e sotëm vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin. Pas krimit, 61-vjeçari vari veten me litar në një pemë. Tragjedia ka ndodhur në fshatin Vidhishtë në Roskovec të Fierit.

61-vjeçari ishte kundër lidhjes së të birit me të renë, për shkak se Merushja kishte qenë më parë e martuar. Për këtë arsye ata janë konfliktuar, ku më pas Hoxha ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Gruaja kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, që jetonin me ish-bashkëshortin e saj, ndërsa kishte 3 vite që bashkëjetonte me djalin e 61-vjeçarit.

Kurse kunata e 61-vjeçarit ka treguar se Merushja punonte në një serë të vogël aty para shtëpisë. Sipas saj, Xhevahiri i thpshte të birit që të mos e mbante në shtëpi Merushen, se nuk e donte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit