Home Aktualitet Masakër në me...

Masakër në mes të ditës, vritet një person dhe plagosen tre kalimtarë rasti

22
0

Krimi dhe hakmarrja nuk ndalojnë duke marrë jetë njerëzish. Kjo që ka ndodhur sot në Rreshen është si në filmat e mafias, ku qëllojnë mbi personin shenjëstër, porse pa e vrarë mendjen se plagosin apo vrasin edhe kalimtarë të rastit.

Martin Bardhi, 59 vjeç, është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Rrëshën. Por autorët që qëlluan mbi viktimën kanë plagosur edhe tre të tjerë, qytetarë në punën e tyre.

Martin Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë ndaj Saimir Reçit.

Bardhi tentoi të vrasë me armë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, bashkë me të birin.

Hakmarrja mes dy fiseve në Mirditë ka marrë shumë jetë.

Burime bëjnë me dije se gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i biri është ende në kërkim.

Autorët e këtij krimi të rëndë janë larguar me një furoistradë ngjyrë të zezë  e cila dyshohet se po digjet në fshatin Gëziq të Mirditës.

Ndërkohë policia e shtetit njofton se “Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Krimi ka marrë forcë dhe po qëllon në mes të ditës dhe mes njerëzve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit