Home Aktualitet Masakra me 9 ...

Masakra me 9 viktima në shkollë, Serbia shpall 3 ditë zie! Zbulohet pse 14-vjeçari vrau shokët

5778
0

Serbia ka shpallur tre ditë zie kombëtare për masakrën që ka tronditur Europën. Janë 8 nxënës dhe roja i sigurisë, të cilët u vranë në oborrin e një shkolle në Beograd këtë të mërkurë, pasi një 14 vjeçar qëlloi me armë zjarri në breshëri. Në pranga ka rënë edhe babai i nxënësit të mitur që kreu masakrën që tronditi të gjithë Serbinë.

Mësohet se Kosta.K është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Dukej se të gjithë aktin, i mituri e kishte menduar më herët. Ka qenë vetë 14-vjeçariK ai që ka marrë pas aktit policinë dhe u ka thënë se çfarë ka bërë.

Mediat aludojnë se ishte mllefi që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz. Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit