Home Rajoni ”Masat ...

”Masat e BE po dëmtojnë dialogun”, Presidentja Osmani: Pse s’u ndëshkuan agresorët serbë?

32
0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, thotë se masat ndëshkuese të bashkimit Europian kundër Kosovës janë disproporcionale, të padrejta dhe dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Ajo pyet sesi është e mundur që nuk është marrë asnjë masë kundër agresorëve serbë që plagosën forcat e NATO-s, edhe pse ka dëshmi të qarta mbi identitetin e tyre.

“Pavarësisht asaj që ka ndodhur më 26 maj, vlerësoj se përgjigja e BE-së nëpërmjet masave që ka miratuar ka qenë komplet disproprocionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Nuk është përgjigje që nxitë bashkëpunimin dhe koordinimin, përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti bën dëm procesit të dialogut që e qet komplet jashtë binarëve ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë. Serbia ka pasur njerëz të saj që kanë sulmuar ushtarët e NATOS-. Për këta njerëz ka dëshmi të sakta. Ata njerëz janë në video, dihet kush janë, disa prej tyre janë policë të Serbisë dhe nuk ka asnjë masë të vetme në raport me Serbinë për këtë agresion që ka kryer në raport me Kosovën dhe për dhunën që ka kryer në raport me NATO-n”, tha Osmani.

Gjatë një vizite në komunën e Dragashit, Osmani theksoi se Kosova po zbaton me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore pranë objekteve komunale të veriun e Kosovës. Presidentja theksoi po ashtu se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 4 komunat dhe se tani i takon BE-së të ndërmarrë hapat e duhur. Osmani përsëriti thirrjen që komuniteti ndërkombëtar të shtojë presionin ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të ndalë presionin ndaj serbëve në veri dhe dhunën nga strukturat ilegale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit