Home ShowBiz ”Mbësht...

”Mbështet Putinin”, supermodelja Irina Shayk ”sulmohet” në rrjete sociale

144
0

Supermodelja ruse Irina Shayk, akuzohet se po mbështet sulmin e ushtrisë së Vladimir Putin në Ukrainë me një postim në Instagram ku shihen simbolet “Z”, që vendosen në tanket dhe mjetet ushtarake ruse.

36-vjeçarja postoi në Instagram një sallatë tradicionale ruse me komentin ”Russianzz on Wednesday”. Gërmëzimi i fjalës “Russians” me një “z” të shtuar, ngriti shpejt zërat e kritikëve që e konsideronin postimin si një mbështetje ndaj luftës në vijim.

Akuzat e shumta erdhën megjithse modelja e aktorja ka postuar më parë kundër luftës me fraza si ”No to War” dhe është zotuar të bëjë donacione për Kryqin e Kuq në Ukrainë. Postimi i dyshimtë i Shayk nuk shihet më në Instagram dhe ajo nuk ka komentuar mbi debatin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit