Home Aktualitet Mbetjet probl...

Mbetjet problem edhe në Gjirin e Lalzit, plehrat nuk grumbullohen

27
0

Situata e mbetjeve që nuk grumbullohen, po ndodh edhe në plazhin e Gjirit të Lalzit, aty ku shezlonget janë bosh, ndërsa koshat e plehrave plot!

Prej javësh mbetjet urbane në këtë zonë turistike nuk tërhiqen nga asnjë makinë plehrash. Koshat e mbushur me plehra që ndodhen pranë objekteve akomoduese dhe restoranteve mbajnë larg pushuesit vendas dhe të huaj. E gjitha rruga e Gjirit të Lalzit të ofron këtë pamje.

Plehrat e pa mbledhura nga bashkia e Durrësit në të gjithë territorin e Gjirit të Lalzit kanë ngritur landfille ilegale, të cilat kundërmojnë erë.

Vija bregdetare e Detit Adriatik në këtë sezon turistik do të presë më pak turistë, mbetjet urbane do të sjellin me pak të ardhura dhe zhvillim ekonomik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit