Home Aktualitet Mbledhja e Ku...

Mbledhja e Kuvendit, Bumçi: Verifikimin e firmave nuk e bën Basha apo Bardhi

93
0

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, verifikimin e firmave të mbledhura nga Sali Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, verifikimin nuk e bën as Lulzim Basha apo dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

“Basha nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i tij i parë kur nisi aksioni i zotit Berisha dhe gjithë demokratëve. Pa nisur ende mbledhja e formularëve, Basha tha qartë se nuk do të ketë Kuvend. Ne po kërkojmë që PD-ja të mblidhet në institucione, jo në rrugë.

Institucionet e partisë janë Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Kuvendi. Ne po ndjekim rrugën institucionale, por Basha e ka shprehur qartë se Kuvend nuk do të ketë. Ai flet nga zyra dhe nuk takon askënd përveç grupit të deputetëve që ka rreth vetes. Basha është kundër Kuvendit sepse e di që është humbës. Nuk ke si i takon deputetët kur je humbës për herë të tretë.

Kuorumi dhe delegatët konfirmohen në mëngjes, siç bën edhe Kuvendi i Shqipërisë, në ditën që mblidhet. Nuk e bën verifikimin e kuorumit Lulzim Basha apo Gazment Bardhi”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit