Home Aktualitet Mbyllet pjesa...

Mbyllet pjesa e parë, Polonia në avantazh ndaj Shqipërisë. Cikalleshi në kërkim të golit

439
0

Është mbyllur pjesa e parë, në sfidën mes Polonisë dhe Shqipërisë për kualifikueset e Europianit 2024. Pas 45 minutave të para, polakët janë në avantazh të një goli. Swiderski shënoi në minutën e 42-të, duke përfituar nga një top i kthyer nga shtylla. Pritet reagimi i Shqipërisë në pjesën e dytë, pasi kurrsesi nuk pajtohen me këtë rezultat, por do të synohet të paktën një barazim.

Mbyllet pjesa e parë

41’ GOOOL POLONIA! Pas një goditje dënimi, një gjuajtje nga jashtë zonës ndalet nga shtylla e pastaj Sviderski gjuan duke kaluar Strakoshën.

38’ Një tjetër goditje dënimi e Asanit gjen devijimin e Hysajt në të majtën, por topi largohet nga mbrojtësit vendas.

33’ Sviderski mundohet të gjejë golin me një gjuajtje ballore nga jashtë zonës, por sfera shkon lehtësisht në duart e Strakoshës.

29’ Asllani gabon me pasimin e topit mbrapa dhe ia dhuron Levandovskit, por ndërhyrja e Mihajt është e shpejtë dhe ai fiton faull ndaj sulmuesit.

27’ Ekzekutohen dy goditja standarde radhazi, por mbrojtja kuqezi është vendosur mirë dhe nuk lejon askënd të gjuajë drejt portës.

26’ Frankovski nga e djathta tenton të gjejë hapësira në zonë pasi merr fundoren, sfera devijohet jashtë

22’ Cikalleshi lëshon një predhë drejt portës polake, por Sheznji i mohon golin me grushtimin e tij.

20’ Shqipëria provon të rrezikojë me një goditje dënimi të harkuar në zonë nga Asani, por topi devijohet mbi traversë nga një mbrojtës.

18’ Kuqezinjtë i kanë lëshuar thuajse plotësisht kontrollin e topit polakëve, por nuk i lejojnë as hapësira për të rrezikuar para portës së Strakoshës.

14’ Shkëndija e parë në portën kuqezi, Zalevski tenton me një gjuajtje të fortë nga distanca por gjen përgjigjen në dy kohë të gardianit kuqezi.9’ Levandvoski dhe Zielinski kombinojnë të majtë me këtë të fundit i cili nis një top në shtyllën e dytë për Zalevskin, por ai nuk arrin të devijojë sferën.

7’ Cikalleshi merr mirë topin në krahun e majtë dhe nis një pasim ne qendër, por askush nuk ia del të gjuajë në portë dhe më pas Asanin dal me faull Frankovskin i cili po niste një kundërsulm.

4’ Kaminski mundohet të nisë përsëri topin në qendër për Levandovskin por ky i fundit nuk kontrollon dhe sfera del jashtë.

2’ Menjëherë një top i gjatë në thellësi për Levandovskin, i cili devijon me kokë, por nuk ia del të çojë sferën drejt portës me Strakoshës i cili kontrollon i qetë.

1’ Nis dueli në Varshavë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit