Home Kronike Mbytet një bu...

Mbytet një burrë në plazhin e Divjakës

118
0

Një burrë është gjetur i pajetë sot paradite në plazhin e Divjakës.

Dyshohet se ky shtetas, rreth 70 vjeç, ka hyrë herët në mëngjes në det dhe nuk ka mundur të dalë më. Hetimet pritet që nxjerrin shkaqet e vdekjes, që paraprakisht dyshohet se ka qenë natyrale.

Njoftimi i policisë:

Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit