Home Sporti “Me dashuri t...

“Me dashuri truproja yt”, Mavraj ka një mesazh të veçantë për Migjen Bashën pas tërheqjes

161
0

Migjen Basha vendosi “të varë këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare, pas një karriere mjaft të bukur futbollistike, ku arriti të luajë me sukses në kampionate si ai italian, grek apo zviceran, si dhe të veshë për 33 ndeshje fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Shoku i tij te kombëtarja shqiptare, Mërgim Mavraj, ia ka dërguar një mesazh të veçantë ku nuk munguan as notat e humorit.

“Migjen vëllai im i dashur, Unë vetëm mund të të përgëzoj, jo vetëm për karrierën tënde të madhe, por veçanërisht për atë person të madh që je. Ishte një nder i madh për mua, të pastroja gabimet e tua prapa shpinës. Të uroj ty dhe familjes tënde veçanërisht bekimet e zotit. Me dashuri, truproja yt… të gjithë jemi shumë krenarë për ty”, shkruan Mavraj në Instagram.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit