Home Aktualitet Me shpejtësi ...

Me shpejtësi skëterrë dhe nën efektin e alkoolit, 12 drejtues mjetesh të arrestuar

13
0

Policia Rrugore ka ushtruar pergjate ketyre 5 neteve kontrolle në hyrje dhe dalje të Tiranës, ku ka konstatuar disa raste shkelje te rregullave te qarkullimit.

NJOFTIMI I POLICISE
➡️ Si rezultat i monitorimit janë konstatuar 38 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 133 km/h deri ne 155 km/h.

➡️ Gjithashtu u konstatuan dhe 75 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative me nga 6.000 lekë secili.

➡️ Ndërkohë nga monitorimi me dragera gjatë 5 netëve janë konstatuar 68 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.27 mg/l si dhe 45 drejtues mjetesh në masën nga 0.32mg/l deri në 0.45 mg/l.

➡️ Po gjatë kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 12 drejtues mjetesh , nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos abuzojnë me shpejtësinë pasi në të gjitha akset nacionale të vendit ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë me makina të paloguara të pajisura me kamera e aparat fotografikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit