Home Aktualitet “Më sil...

“Më sill paratë, ose të publikova videot”! 29-vjeçari kërcënonte 19-vjeçaren, policia e arreston

54
0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Extortion”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, ku një i ri është arrestuar, pasi akuzohet se i bënte shantazh një vajze me anë të një videoje.

NJOFTIMI I POLICISE

Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Extortion”.

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit