Home KRYESORE Me “Zem...

Me “Zemrën n’dorë”, Besa çon Shqipërinë në Eurovision

4038
0

Me këngën “Zemrën n’dorë”, Besa Kokëdhima fitoi në Festivalin e Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024.

Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari i ri, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

Ndërsa, më e votuara nga publiku e cila rezultoi edhe me biletën e përfaqësimit në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima.

Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës e po ashtu edhe stafin realizuar të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH.

Përsa i përket votimit të jurisë, në vendin e dytë u rendit Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për Shpat Dedën me këngën përfaqësuese “S’mund të fitoj pa ty”.

Çmimi i Kritikës iu dha Martina Serreqit me këngën “Vetëm ty”, ndërsa çmimi për Deputimin më të Mirë në festival shkoi për Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.

Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet në Malmo, Suedi, pas fitores së Loreen me këngën “Tattoo” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më 7-11 maj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit