Home Aktualitet Mesila Doda: ...

Mesila Doda: Përtej çdo limiti dërgimi i deputetëve të PD në SPAK. Ulni “armët”

438
0

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar e zhgënjyer në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për të çuar në SPAK deputetë të PD-së, për të ky veprim është përtej çdo limiti. ”Ai që është përballë jush sot, është një si ju dhe për asnje arsye nuk mund të shqyheni në këtë mënyrë me njëri-tjetrin. Hiqni inatet e ftohni mendjen”.

Postimi i plotë

Kjo është e tepërt. PD çon në SPAK deputetë të PD, luftëtarë të vijës së parë. Kjo është e papranueshme, është tej çdo limiti. Të kishin pas kaq zell kundra Edi Rames sa kanë kundër njëri-tjetrit, sot do ishim maxhorancë. Ulni “armët” e mendoni para se të veproni.

Ai që është përballë jush sot, është një si ju dhe për asnje arsye nuk mund të shqyheni në këtë mënyrë me njëri-tjetrin. Hiqni inatet e ftohni mendjen.

Kjo nuk është PD më e fortë e më e bashkuar e askush nga ju nuk ka të drejtën të shkelmojë e mbysë sakrificat e atyre që e themeluan dhe e mbrojten.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit