Home Sporti Messi bëhet a...

Messi bëhet ambasador “paqeje”, kërkon të pajtojë Neymar me Mbappe-n

103
0

PSG dhe trajneri Galtier kanë një problem aspak të vogël këtë sezon, teksa duhet të rregullojnë marrëdhënien mes Mbappe dhe Neymar.

Sipas “L’Equipe”, situata është alarmante në kampin parizien që po ndahet më dysh dhe Lionel Messi merr rolin e negociatorit për të bërë paqe mes dy sulmuesve të cilët nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi në ndeshjen kundër Montpellier ku O’Ney i rrëmbeu topin e 11-metërshit të dytë të ndeshjes sulmuesit francez që nuk ishte aspak dakord me atë gjest.

Argjentinasi ka zbritur në fushë duke shfrytëzuar miqësinë e ngushtë që ka me Neymar dhe duke u përpjekur ta bindë që Mbappe do të ekzekutojë 11-metërshat pasi një gjë të tillë e ka të shkruar edhe në kontratën e rinovuar pak muaj më parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit