Home Sporti Messi jep kon...

Messi jep konfirmimin zyrtar: Nuk kthehem te Barcelona, do të shkoj te …

343
0

Lionel Messi jep konfirmimin zyrtar për të ardhmen e tij, e cila do të jetë te skuadra e Inter Miami. Lajmin e ka bërë të ditur vetë “Pleshti” gjatë një interviste dhënë për Mundo Deportivo.

“Nuk do të rikthehem te Barcelona, do të shkoj tek Inter Miami. Kam marrë një vendim që të shkoj në Miami. Nuk është akoma e mbyllur në 100% si marrëveshje. Mungojnë ende disa gjëra, por kemi vendosur të ecim në këtë rrugë.

Nëse do të zgjidhja në Europë, do të shkoja vetëm te Barcelona”, tha gjatë intervistës së tij Messi i cili gjithashtu konfirmoi se kjo nuk është një zgjedhje për para. Nëse do të ishte një çështje për para, atëherë do të kisha shkuar në Arabi, ose diku tjetër” tha Messi.

Mbyllet kështu përfundimisht dera për Al Hilal në Arabinë Saudite që ofroi për Messin një pagë rreth 400 milionë eurosh në sezon e gjithashtu edhe për Barcelonën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit