Home Aktualitet Meta mesazh S...

Meta mesazh SPAK-ut: Do jem gjithmonë këtu! Shtëpi, vila sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

166
0

Pas akuzave të forta për SPAK dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në 72 orët e fundit, Ilir Meta është shfaqur sot shumë më i butë me drejtësinë. Kjo zbutje e Metës që do të garojë edhe për President të Partisë së Lirisë pas një jave, vjen një ditë pas reagimeve të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që dolën hapur në krah të SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, përballë akuzave që vinin prej tij. Duke folur mbi 60 minuta në Komitetin Drejtues Kombëtar, ai megjithatë, e kishte një mesazh edhe për SPAK.

“Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin cdo javë për të ikur, që mos arrestohesha përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm.

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? SPAK-u torollaku të hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të dojë. SPAK-u torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAK-u torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit