Home Aktualitet Meta-Ramës: T...

Meta-Ramës: Ti je zemërlepur, hiq dorë nga raportet me bandat kriminale

456
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilëson kryeministrin Edi Rama zemërlepur. Nga Jala, ku është në mesin e të rinjëve në kampingun tradicional, Meta po ashtu e cilësoi qeverinë Rama si një “sekt perversësh”, të cilët mendojnë çdo ditë si të vjedhin më shumë para.

”Mos më dil përballë as me lepurushë dhe as me lepurushe, se unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe, siç e kam bërë dhe në të kaluarën. Ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet e tua me bandat kriminale për të goditur opozitën dhe për të inskenuar krime politike.

Ti i ke dosjet plot, përpiqu që të lehtësosh veten.Do dënohesh me ligjet e tua dhe me firmat e tua. Do kesh mjekun tek koka, por edhe policin tek dera që do të respektojë shtetin e së drejtës. As një hakmarrje, vetëm zbatim të ligjeve të tua për firmat që ke hedhur”- deklaroi Ilir Meta me tone të egra ndaj kryeministrit Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit