Home Sporti Milan-Dinamo ...

Milan-Dinamo Zagreb/ Kaos para ndeshjes, policia italiane arreston 14 ultras kroatë (FOTO LAJM)

98
0

Policia në Milano raportohet se ka arrestuar 14 ultras të Dinamo Zagrebit me thika, shkopinj dhe bomba tymuese përpara ndeshjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Rreth 4000 anëtarë të ultra grupit “Bad Blue Boys” pritet të marrin pjesë sot në Stadio Giuseppe Meazza për të parë skuadrën kroate të përballet me kuqezinjtë në ndeshjen e dytë të sezonit në Champions League.

Ndeshja do të luhet në orën 18:45, ndërsa pritet që të jenë 65 mijë tiofëzë nga Milani. 4 mijë tifozë kanë udhëtuar nga Zagrebi për të parë nga afër ekipin e Dinamo Zagreb që kërkon një tjetër surprizë si ndaj Chelsea-t.

Prezenca e policisë është e madhe për të parandaluar çdo dhunë para, gjatë dhe pas ndeshjes, e planifikuar për në orën 18:45 me orën lokale në kryeqytetin e Lombardisë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit