Home Sporti Milani i vend...

Milani i vendos dy kushte Piolit për të qëndruar në pankinë për sezonin e ardhshëm

58
0

Milan fitoi titullin në Serie A, por pas dy vitesh kuqezinjtë nuk janë më në garë për titullin. Eliminimi nga Champions League që në fazën e grupeve dhe dalja nga gara për titull në Serie A shumë shpejt, ka bërë që stoli i Piolit të vihet në dyshim të fortë. Tashmë duhet një mrekulli që Pioli të konfirmohet në krye të “djallit” edhe sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane janë të qarta në këtë pikë, ka vetëm dy opsione që Pioli të konfirmohet, dy objektiva për të arritur. E para dhe më kryesorja, të fitojë një trofe, i vetmi i mbetur në valle është Europa League.

Milanit i mungon një trofe evropian që në 2007, nëse Pioli arrin të sjell në Milano trofeun e Europa League mund të rris kuotat e tij për t’u konfirmuar. Në të njëjtën kohë, Milan duhet të mbyll sezonin në Serie A në vendin e dytë dhe të mos ketë një diferencë të madhe me Interit.

Vetëm nëse Pioli arrin këto dy objektiva, jo të lehta, atëherë drejtuesit e klubit do të shqyrtojnë opsionin për ta mbajtur në krye të ekipin edhe për sezonin e ri.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit