Home Sporti Milani në ank...

Milani në ankth për dëmtimin e Leao-s, Pioli: Nuk dukej gjë e rëndë!

76
0

Milani është i shqetësuar për gjendjen e Leaos në prag të ndeshjes ndaj Interit në Champions League.  Sulmuesi portugez u detyrua të largohej nga fusha pas 11 minutave lojë në ndeshjen e kampionatit kundër Lazios.

Pas dueli me Marusic, portugezi ndaloi, u përpoq të qëndronte në fushë por menjëherë kuptoi se nuk mund të vazhdonte më dhe kërkoi ndërrimin.

Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për një problem me aduktorin. Në pritje të ekzaminimeve më të thelluara, trajneri Pioli u përpoq të qetësonte situatën:

“Më tha se u ndal në kohë, nuk duket një gjë e rëndë. Sigurisht që Leao është një lojtar thelbësor, por ne mund të bëjmë shumë mirë edhe pa të. Rafaeli ishte i qetë, ai kishte lodhje, por ne do të kuptojmë diçka në ditët në vijim. Nuk duhet të jetë një gjë serioze”, deklaroi Pioli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit