Home Aktualitet Milo: Rama te...

Milo: Rama tenton të unifikojë partitë shqiptare, takimi prej problemeve të brendshme në Maqedoni

82
0

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, për takimin e kryeministrit Rama me krerët e partive politike shqiptare në Shkup, thotë se u bë në një kohë që Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e NATO-s, janë hapur negociatat për në Bashkimin Europian, rrethanat janë më pozitive, vendi është më i stabilizuar. Nga ana tjetër, Milo tha në ”MCN TV”, se Rama po tenton të unifikojë partitë shqiptare, dhe se takimi u bë prej problemeve të brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Pjesë nga deklarata

Realiteti është që ka nevojë për tu bërë ndryshime kushtetuese, se Bullgaria kërcënon me veto nëse nuk bëhen ndryshime kushtetuese se nuk marrin statusin e minoritetit. VMRO-DPMNE e kundërshton një ndryshim të tillë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

Ka një situatë që e bën të tensionuar situatën në Maqedoni, ku BDI rrezikon statusin e partisë së parë mes shqiptarëve, Lëvizja BESA ka fituar komunën e Tetovës, i ndodhur në aleancë me VMRO-DPMNE mban qëndrim tjetër.

Ka një përpjekje për të luajtur një rol konsulence dhe ku Kryeministri Rama në vijim të qëndrimeve të mëparshme, kërkon të unifikojë partitë politike shqiptare, kërkon të thotë fjalën e vetë. Ai bën detyrën e vetë në vijim të asaj që ka bërë 5 vite më parë. Këtu mesazhi që mund të jetë dhënë, lë të kuptohet duke gjykuar në rrethanat e Maqedonisë së Veriut se ka pasur 2-3 çështje themelore.

E para që të mbështetet kjo qeveri që është, se një krizë qeverie do rrëzonte në radhë të parë elementin shqiptar, siç është BDI. Do jepte shkas për një përçarje politike, që do dëmtonte partinë e Kovaçevskit, që është aleat i PS.

Ndryshimet kushtetuese duhen bërë në emër të integrimit të Maqedonisë, dhe që mos ketë një krizë që mund të çojë në zgjedhje të parakohshme, gjë që opozita është duke e kërkuar me forcë. Problemet e brendshme të Maqedonisë së Veriut, mendoj se kanë qenë kryesoret që janë diskutuar dje dhe mendoj se është kërkuar edhe mendimi i Kryeministrit shqiptar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit