Home Aktualitet Mimi Kodheli ...

Mimi Kodheli flet si zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Ukraina, jo në mëshirë të fatit

277
0

Mimi Kodheli, zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, thotë se aleanca ka qenë shumë e saktë në parashikimet dhe informacionet për atë që do të ndodhte dhe se Ukrainë nuk është lënë në mëshirë të fatit.

”Unë vij nga një udhëtim që bëra në Bruksel. Kemi patur disa mbledhje të vështira dhe të gjata. Shërbimet e inteligjencës së NATO-s kanë qenë shumë të sakta në parashikimet që kanë bërë dhe informacionet që kanë patur, në qasjen e Rusisë ndaj kësaj çështje. Shqetësimi ndihej, ishte i pranishëm. Ju duhet të dini që përtej të gjithë informacionit, kufijtë lindorë të NATO-s, janë kufij të përforcuar në trupa tokësore, në vëzhgim ajror, në vëzhgim detar. Nuk ka asnjë gjasë që të ketë mospërgjigje serioze dhe të fortë, ndaj një Rusie eminente për të cekur në kufij të NATO-s”,-tha Kodheli e ftuar në emisionin ”Të paekzpozuarit”.

Mentor Kikia: Ju po thoni që NATO është angazhuar për të mbrojtur veten por la në mëshirë një vend, që e futi në këtë rrugë?

Mimi Kodheli: Ka patur një leksion që duhet të ishë një “lesson learned” me Gjeorgjinë, që është një partner shumë i rëndësishëm në NATO. Ka patur një angazhim serioz të jashtëzakonshëm. Asokohe, që ishte shumë pranë anëtarësimit, me ndërhyrjen ruse që u bë, ky ishte leksioni i parë, që ju me vendet që duan të anëtarësohen në NATO nuk mund të më vini pranë.

Me aneksimin e Krimesë, të gjithë diskutimet në ato tryeza, u filluar një raport për rritje të kapaciteteve, investime të NATO-s në cyber defence (mbrojtje kibernetike), trajnime, suport të Ukrainës, për rritje të kapaciteteve të tyre. Ndërkohë, Ukraina kishte aspirate evidente për të hyrë në NATO dhe BE. Ukraina sot nuk është ajo e 2014. Nuk është lënë në mëshirë të fatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit