Home Aktualitet ”Mini-S...

”Mini-Shengeni Ballkanik”, Abazoviç: Jam pro qëndrimit të Ramës

7
0

Pas takimeve me krerët e shtetit në vizitën e parë zyretare në Tiranë, zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, dha një intervistë edhe për TCH. I pyetur për ”Mini-Shengenin Ballkanik” dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti, Abazoviç tha se mbështet qëndrimin e Ramës. Po ashtu zv/kryeministri theksoi se çdo vend i Ballkanit Perëndimor duhet të shkojë drejt Bashkimit Europian me kufijtë ekzitues dhe nuk duhet të aderojmë ndryshimin e kufijve, pasi do të krijonte pasoja.

Dyrnjaja: Albin Kurti thotë që Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen, ndërkohë Rama thotë se ne duhet të bashkohemi për të hequr kufijtë në kuadër të BE. Rama thotë se duhet të bëjmë minishengenin ballkanik, Kurti thotë se Kosova nuk është pjesë e Shengenit Ballkanik. Këtu ka ndasi goxha të mëdha, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dy pjesët më të mëdha ku banojnë shqiptarë.

Kjo është tezë paska gjeopolitike dhe ne duhet të kemi një realitet. Tjetër është se çfarë janë ëndrrat dhe vizionet tona, ne duhet të ballafaqohemi me një realitete. Realiteti është që ne me këta kufij të shkojmë drejt BE-së. Çdo gjë tjetër krijon pasoja dhe i jep legjitimitet edhe të tjerëve të kenë kërkesa të tjetra. Ne duhet të kemi idenë të ecim para dhe në BE, besoj se këto dy qeveri kanë për të gjetur mënyrën për të pasur një gjuhë të përbashkët në atë drejtim dhe kjo duhet të sjellë një gjë të mirë. Këto përçarjet që janë, unë e kam pasur fjalën tek këto lokalizmat që s’kanë sjellë kurrgjë të mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit