Home POLITIKE Ministri Ball...

Ministri Balla: Britania, mbështetje për reformimin e policisë dhe ngritjen e integritetit

47
0

Shërbimi Ndërkombëtar i Asistencës Policore (IPAS) i Qeverisë britanike ka mbërritur në Shqipëri për të mbështetur Policinë e Shtetit në punën e saj për reformimin e policisë dhe ngritjen e integritetit.

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u takuan me oficerët britanikë për të diskutuar mbi punën që do të kryejnë me Policinë e Shtetit, përfshirë mbikëqyrjen e forcave, burimeve njerëzore dhe menaxhimin financiar, njoftoi sot ambasada britanike në Tiranë.

Ekipi i IPAS përbëhet nga tre ish-oficerë policie me përvojë në Mbretërinë e Bashkuar, të mbështetur nga një ekip shqiptar dhe Ambasada britanike në Tiranë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Policia e Shtetit kanë krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer operacionale dhe kjo mbështetje strategjike do t’i thellojë më tej aktivitetet tona të përbashkëta si dhe hapat për të luftuar korrupsionin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit