Home Aktualitet Ministri Ball...

Ministri Balla, thirrje të rinjve: Bashkëpunoni me autoritetet për identifikimin e shitësve të lëndëve narkotike

45
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në gjimnazin “Halit Bërzeshta” në Prrenjas, ku foli për disa nga problematikat më shqetësuese për të rinjtë e sotëm siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, bullizmi online dhe siguria në ambientet shkollore.

Në lidhje me çështjet e sigurisë në këtë gjimnaz, Balla vuri në dukje se: “kjo është një shkollë që ka një dalje drejtpërdrejt në një rrugë kombëtare. Nganjëherë kemi pasur edhe raste aksidentesh automobilistike, që lidhen me përfshirjen e të rinjve apo banorëve të kësaj zone”.

Sa i përket luftës kundër shitjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike, Balla theksoi se aktualisht policia ndodhet në një sfidë ndaj drograve sintetike.

Ndër të tjera, ministri u bëri thirrje të rinjve të bashkëpunojnë me autoritetet për të identifikuar ata që bëjnë biznes me shëndetin e tyre.

“Ajo që është bërë më e njohur në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, është lufta kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, kryesisht të hashashit, por jo vetëm. Aktualisht kemi një sfidë tjetër që janë drogat sintetike. Thirrja ime për të rinjtë e Prrenjasit, por edhe për të rinjtë e të gjithë vendit, është që droga është një kurth për shëndetin tënd, është kurth financiar për familjen tënde; droga të shkëput nga mësimi, të prish me shokët e shoqet, dëmton shëndetin tënd dhe atë financiar të familjeve tuaja. Kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëveprimin tuaj, të gjithë faktorët bashkë, policia, oficeri i sigurisë, mësuesit, në mënyrë që të kemi sa më shumë informacion për t’i identifikuar, gjetur e vendosur para drejtësisë ata që duan të bëjnë biznes me shëndetin tuaj, duke dëmtuar financiarisht familjet tuaja”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit