Home Aktualitet Ministri Blen...

Ministri Blendi Gonxhja për çështjen Butrinti: Shteti shqiptar është lider, kryefjala do të jetë transparenca

276
0

Deputetja Ina Zhupa sot foli për raportin e UNESCO-s, që kundërshton koncesionin e Butrintit, ndërsa thekson se nënkryetari i Bordit të Drejtorëve të koncensionarit të Butrintit, Martin Mata ka thënë disa të pavërteta.

Në një përgjigje për këtë situatë, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se procesi i ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, është në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Sipas tij, shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparenca

Postimi i plotë

Për Butrintin!

Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe njëkohësisht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Unë dhe ekipi vlerësojmë gjithashtu rolin e AADF në bashkëpunimin e shkëlqyer për arritjen e parakushteve optimale në mbështetjen e BMF për investimin e çmuar në përthithjen e ekspertizës më të mirë bashkëkohore, teknike e profesionale, të denjë për rëndësinë e pasurisë botërore në fjalë.

Të domosdoshme për suksesin e kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme ku shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit