Home Aktualitet Ministri Bren...

Ministri Brendshëm, Çuçi: Mos ta provojë njeri të bëjë ndërtime pa leje!

5
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur lidhur me operacionin “Bregdeti Ynë” kundër ndërtimeve pa leje në zonat e plazhit.

Çuçi ka dhënë shifrat e këtij operacioni kombëtar dhe ka thënë se deri më tani janë gjobitur nga IKMT 44 subjekte dhe janë vendosur 67 milionë lekë të reja gjoba.

Në fjalën e tij, Çuçi është shprehur se “të mos guxojë më njeri të ndërtojë pa leje e të zaptojë sheshe e prona”.

Që prej nisjes së operacionit dhe deri më sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit krahas shembjes së ndërtimeve pa leje dhe pastrimit të inerteve, ka vendosur 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte. IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit. Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi.

Pjesa më e madhe e subjekteve të gjobitura është në zonën e Ksamilit, më pas vijon me Velipojën e Shëngjinin. Dy ditë më parë IKMT dhe Policia e Shtetit e shtrinë operacionin në Shëngjin. Në ditët e ardhshme do të vazhdohet me zona të tjera të bregdetit sipas hartës me njollat ku janë evidentuar objekte të ngritura pa leje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit