Home Aktualitet Ministri gjer...

Ministri gjerman kundër vaksinimit me detyrim

92
0

Politikanët gjermanë të koalicionit të ri qeverisës (socialdemokrat, ekologjistë, liberal-demokrat) janë kundër vaksinimi me detyrim.

“Kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk e konsiderojmë të nevojshme, sepse mendojmë që kjo është e vështirë edhe në aspketin e së drejtës kushtetuese”, tha për kanalin “Bild live” socialdemokrati Heiko Maas, ministër i Jashtëm.

Gjithnjë e më shumë lande të federatës në Gjermani po i forcojnë masat kufizuese. Në Gjermani vlera mesatare, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) është 362. Sipas këtyre të dhënave brenda 24 orëve regjistrohen 63.924 infeksione të reja, që do të thotë 19.000 më shumë se përpara një jave. Kuota e hospitalizimeve sipas RKI është 5,34 për 100.000 banorë në shtatë ditë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit