Home Aktualitet Ministri i Ja...

Ministri i Jashtëm britanik James Cleverly takim me Ballën: 90% më pak shqiptarë të paligjshëm drejt Anglisë

58
0

Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, për parandalimin e emigrantëve të paligjshëm, fenomeni është ulur me 90%. Kjo konfirmohet nga ministri i Jashtëm britanik James Cleverly, gjatë një vizite në komisariatin e policisë në Rinas.

“Puna që po bëjmë së bashku në këtë sfidë të veçantë mendoj është e provuar se sa efektive është kjo punë e përbashkët. Kur u mundova t’jua shpjegoja njerëzve këtë sistem 12 muaj apo një vit e gjysmë më përpara kur kjo ishte një çështje e madhe dhe u thoja që ne kemi punuar me Shqipërinë dhe kemi bërë operacione së bashku. Sa efektive mendoni se ka qenë kjo? Qytetarët britanik thonin eh deri diku. Dhe unë u thoja: 90% ulje. Kjo ka bërë një diferencë të madhe dhe ky është rezultati i bashkëpunimit të ngushtë.”

Ministri Balla tha se modelin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Britania mund ta shtrijë edhe me vende të tjera.

“Ju mund ta përdorni këtë eksperiencë të mirë me vende të tjera që ju keni një problem të tillë. Ajo që është e rëndësishme është fakti që ne jemi gati ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në fusha të tjera si lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar apo edhe çështje të tjera. Po siç e nënvizuat edhe ju është 90% më pak qëkur Kryeministri Rama dhe Kryeministri juaj Sunak u takuan herën e kaluar në Dhjetor në vendin tuaj kur ne firmosëm marrëveshjen.”

Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm britanik, u dhuruan disa dronë që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit