Home Aktualitet Ministri i Mb...

Ministri i Mbrotjes: Situata normale, por në monitorim. Bashkëpunim me çdo bashki

29
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një dalje për mediet lidhur me situatën meteorologjike në vend bëri me dije se po monitorohet pa ndërprerë situata në të gjitha qarqet e e vendit, ai theksoi se situata është normale, por në monitorim.

Reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbuluar me ujë në Shkodër. Aktualisht janë vetëm 26 familje të evakuuara. Në Lezhë ka pasur përmirësim të ndjeshëm dhe ka prani uji vetëm në 4 banesa në 24 që ishin dje. Rrugët në rajonin e veriut janë të kalueshme, me përjashtim të disa segmenteve. Nuk ka pasur probleme për sa i përket lëvizjeve në akset jugore dhe qendrore. Po punohet dhe po bëhet një kontroll i urave. Ka rënie të ndjeshëm niveli i lumit Drin dhe Bunës.

Në këtë situatë vihet re një rritje e përgjegjshmërisë dhe nivelit të bashkëpunimit me njësitë e pushteti vendor. Përgjigjja ka qenë e shpejtë dhe ka pasur bashkëpunim të mirë me të gjitha bashkitë pa përjashtim“, theksoi Peleshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit