Home Aktualitet Ministri Pele...

Ministri Peleshi: Efektivët e EOD, punë të jashtëzakonshme në batalionin e NATO-s në Letoni

23
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi sot kontributin e efektivëve të Asgjësimit të Municioneve të Pashpërthyera (EOD) në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.

Ministri theksoi se që prej krijimit 25 vjet më parë, kompania e Asgjësimit të Municioneve të Pashpërthyera (EOD), ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm jo vetëm në sigurinë e reparteve ushtarake dhe territoreve përreth, por edhe në sigurinë e banorëve dhe veprave civile.

”Prej 7 vitesh efektivët e EOD kontribuojnë në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, duke bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dhe siguruar interesat e Aleancës së NATO-s. Përulemi me respekt ndaj sakrificës sublime të dëshmorëve, major Klodian Tanushi, kapter Agim Mekollari, rreshter Namik Gjolena, tetar Sadik Basha dhe nëntetar Zarife Hasanaj”, u shpreh ministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit