Home Aktualitet Ministria e B...

Ministria e Brendshme: Bllokuam pallatin ku deputeti kishte aktivitetin, 560 m2 pa leje

51
0

Biznesi i deputetit të PD-së, Agron Shehaj është bllokuar nga policia për shkak se në godina ku ishte aktiviteti është bllokuar për shkak se kishte 560 m2 pa leje. Ministria e Brendshme thotë se është bllokuar pallati pasi janë 560 m2 pa leje.

Reagimi i plotë

Me një sqarim të detyruar, por jo të dëshiruar, Ministria e Brendshme u përgjigjet akuzave të deputetit Agron Shehaj, që vijnë nga salla ku presupozohet se ai ka shkuar për të diskutuar e marrë vendime të rëndësishme për ata që e kanë votuar.

Ai sot është përpjekur të sulmojë institucionet ligjzbatuese dhe të mbrojë, paligjshmërinë e tij. Fotoja që publikoi deputeti Shehaj është dëshmi e saktë, e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe IKMT në krye të detyrës, për bllokimin e një ndërtese subjekt i ligjit për penalizimin e ndërtimeve pa leje me qëllim fitimi.

Është pikërisht ky objekt me mbi 55% shtesë kati, ose thënë ndryshe 560 m2 pa leje, ku kompania e deputetit Shehaj ka vendosur aktivitetin. E me gjithë paligjshmërinë në flagrancë, nga shkelësi artikulohet me lehtësinë më të madhe, akuza për mbyllje biznesi të ndershëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit