Home Aktualitet Ministria e r...

Ministria e re e qeverisë, Jorida Tabaku: Çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?

123
0

Kryeministri Edi Rama sot dha lajmin për krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inonvacionit e cila do të drejtohet nga Blendi Gonxhja. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, tha se kjo qeveri është qeveri e kitsch-it, dhe se askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën.

“Filozofia e një qeverie tregon prioritetet e saj. Bashkimi i portofolit të Financave me Ekonominë nuk ka qenë aspak një lëvizje e mençur dhe as vizionare. Nëse për vizion kemi zhvillimin ekonomik dhe jo përqëndrimin e koncesioneve dhe PPP-ve tek superministri që sot nuk dihet nga ndodhet. Fatkeqësisht, megjithëse individët zhduken filozofia e gabuar dhe vizioni i pakuptimtë vazhdon të qeverisë.

Askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?! Askush nuk e kupton se si mundet një ministri e madhe që merret me politikat ekonomike të merret dhe me ruajtjen e monumenteve të kulturës?! Askush nuk e ka të qartë se si mund të drejtojë një ministër si sektorin e ekonomisë duke e shndërruar më konkuruese dhe gjithashtu edhe të ketë nën varësi Teatrin e Operas dhe Baletit?

Se si mund të bëhet një mbledhje me prioritetin e zhvillimit të inovacioneve dhe më pas të vazhdohet me një mbledhje me drejtorinë e Kulturës për çështjen e Teatrit? Pakkush mund ta ketë të qartë se si politikat e thithjes së investimeve të huaja mund të lidhen me festivalin folklorik apo me politikat e nevojshme për librin dhe jo vetëm? Përgjigjet e gjithë sa më sipër lidhen me atë që quhet “Kitsch”. Kjo është një qeveri e kitsch-it. E dehur nga një sukses që nuk e meriton! E vetëkënaqur për një pushtet të pakufizuar që po dëmton shqiptarët”,-tha Tabaku për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit