Home Aktualitet Ministrja e A...

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi: Ndjehem krenare për talentin Ertjan Kofsha, me tre medalje të arta

282
0
Nga Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe Sporteve-
Ndjehem shumë krenare që sporti shqiptar si asnjëherë më parë po triumfon me rezultate të jashtëzakonshme edhe në arenën ndërkombëtare. Medaljet e shumta të sportistëve tanë në disiplina të ndryshme dëshmojnë që Shqipëria, edhe pse vend i vogël, ka vlera të larta sportive dhe talente të rrallë.
Suksesi më i fundit është i sportistit Ertjan Kofsha, peshëngritësit nga Shtërmeni, i cili i shtoi një tjetër kampion Shqipërisë me 3 medalje të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë.
Si ministre e sportit, këto rezultate më bëjnë jo vetëm krenare, por më motivojnë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e mëtejshëm të sportit, si dhe mbështetjen, trajtimin dhe vlerësimin e sportistëve me dinjitet.
Suksese Ertjanit dhe të gjithë sportistëve që lartësojnë flamurin shqiptar kudo në botë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit