Home Aktualitet Ministrja e K...

Ministrja e Kulturës: Varreza në Përmet është mesjetare, jo viktima të diktaturës komuniste

45
0

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se eshtrat e gjetura në Përmet dyshohet se i përkasin periudhës së mesjetës dhe jo viktima të vrarë nga komunizmi, siç është pretenduar nga kreu i shoqatës e të ish-të përndjekurve politikë, Nebil Çika.

”Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet! Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren. Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshilit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar. Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit