Home Aktualitet Ministrja Ibr...

Ministrja Ibrahimaj: Pagat e muajit maj do të kalojnë siç ishin, pa rritjen e miratuar tashmë

134
0

Pagat e muajit maj do kalojnë siç janë pa ndryshimin me ligjin e ri, paçka se Parlamenti ka miratuar ligjin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj sqaroi se kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të mos shkaktuar vonesa në paga.

”Duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës qëndrore të cilat preken nga këto vendime por janë dhe mbi 130 mijë të punësuar duke bashkuar këtu dhe të punësuarit në shëndetësi, në arsim, në fushën e sigurisë pagat e të cilëve u miratuan që në muajin Prill.

Zbardhja e vendimeve dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë. Kjo është dhe arsyeja pse për të qenë më koherentë dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave ne u kemi kërkuar të gjitha institucioneve të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e muajit Maj në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma.

Duke marrë në konsideratë këtu që disa prej institucioneve në fakt titullarët e institucioneve që preken nga ligji i cili kaloi në Parlament mund të aplikoheshin pagat, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj dhe ndërkohë ne me zbardhjen e vendimeve do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin Prill qoftë për muajin Maj”,-tha Ibrahimaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit