Home Aktualitet Ministrja Kum...

Ministrja Kumbaro dhe kryetarja Sako në Portin e Durrësit: Gati për të pritur flukset e sezonit veror

62
0

Në vazhdim të turit të inspektimeve nëpër pikat kufitare, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal në terminalin e pasagjerëve dhe të trageteve në Portin e Durrësit. Ministrja shoqërohej nga kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli dhe drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu.

Për katër muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 8 % më shumë pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, prandaj nga ana e autoriteteve portuale janë marrë masat për një mirëmenaxhim të sezonit portual, që përfshin muajt korrik-shtator, ku sipas statistikave hyjnë rreth 200 mijë mjete dhe 500 mijë pasagjerë.

“Porti i Durrësit është një ndër pikat kryesore për të pritur vizitorët, makinat, por edhe autobusët. Është një pikë tranzit jo vetëm porti, por edhe qyteti, prandaj kemi një barrë më të madhe jo vetëm për t’i pritur, por edhe për t’i pajisur me informacion, por sidomos edhe me shërbimin dhe cilësinë e duhur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë këtij takimi gjithashtu, ministrja Kumbaro tha se së në ditët në vijim do të prezantohet edhe aplikacioni më i ri krijuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, TEA (Tourism Events of Albania), i cili do t’u shërbejë vizitorëve që hyjnë në Shqipëri si një udhërrëfyes turistik dhe një kalendar për aktivitetet e ndryshme që ndodhin gjatë sezonit turistik veror.

“Ministria e Turizmit këtë vit po vjen me një kalendar të dedikuar i cili do të jetë i aksesueshëm për këdo, duke e shkarkuar në telefon një aplikacion të tillë që quhet TEA-Tourism Events of Albani”, njoftoi Kumbaro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit