Home Aktualitet Ministrja Mar...

Ministrja Margariti: Ksamili, ”Bathorja e Butrintit”. Nuk do ketë ndërtime në zonë

82
0

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një prononcim për mediat, ka mohuar se do të ketë ndërtime në Parkun e Butrintit dhe në zonën e pambrojtur afër tij.

“Plani i menaxhimit të interguar të Butrintit ka qenë në vëmendje të institucioneve, ministrive, për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Zona e hequr është zona e Ksamilit, që është tashmë zonë urbane, janë bërë ndërtime. Atë që jo më kot e kemi quajtur “Bathorja” e Butrintit.

Në 30 vite kemi kryer shumë projekte. Jo çdo ndërhyrje ka qenë e parregullt. Nga 2014 kemi parë mungesën e potencialit arkelologjil, kështu që nuk prekim asgjë që ka vlera arkeologjike dhe mjedisore. Zona e Manastirit ka të njëjtin status, atë të një objekti fetar. Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë veç qendrës së vizitorëve për të arritur standardet e një parku UNESCO”, u përgjigj ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit