Home Aktualitet Ministrja Muz...

Ministrja Muzhaqi në Berat: Qyteti ka të rinj të interesuar për të mësuar çdo mundësi që është në dispozicionin e tyre

13
0

Në ambjentet e Qendrës Multifunksionale Rinore në Berat, është mbajtur panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punës. Të pranishëm kanë qenë drejtues të shkollave të mesme arsimore, të shkollave profesionale, biznese të shumta, banka të nivelit të dytë, drejtues tē pushtetit vendor si dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Ajo ka folur rreth rëndësisë së këtij panairi, si mënyra më e mirë pêr ti nxitur të rinjtë drejt punësimit.

“Ju përshendesim nga Panairi i dhjetë për edukimin, punësimin dhe trajnimin. Jemi në Qëndrën Rinore të Beratit, ku kemi mbledhur institucionet e ndryshme arsimore, opsionet e ndryshme që kemi për trajnim për pjesën profesionale për të rinjtë, bizneset, pjesën e bankave dhe çdo opsion të mundshëm që ofrojmë për të rinjtë. Ky Panair bëhet në kuadër të informimit të të rinjve shqiptarë. Kemi lëvizur në çdo qytet të Shqipërisë dhe sot jemi në Berat dhe si zakonisht që Berati ka të rinj kaq aktiv dhe kaq të interesuar për të mësuar çdo mundësi që është në dispozicionin e tyre.

Panairi ishte shumë i bukur por pjesa që i bën më të bukur panairet është sigurisht interesi nga të rinjtë dhe ajo çfarë të bën përshtypje në Berat është interesi i lartë që të rinjtë kanë treguar, jo vetëm nga gjimnazet por edhe nga ata që janë pak më të rritur,që janë profesionistë të rinj që vijnë për të gjetur ndoshta atë punën e tyre të re apo për të zhvilluar aftësitë e tyre më tej”-,ka thënë Muzhaqi.

Drejtoresha e Shkollës së mesme Profesionale Berat, Kozeta Nushi,duke folur rreth punimeve të ekspozuara nga nxënësit e kësaj shkolle, ka theksuar se është shtuar mjaft interesi i të rinjve, edhe me mesatare të lartë, për t’u regjistruar pranë kësaj shkolle.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit