Home Editorial Mirënjohja e ...

Mirënjohja e Luizit!

774
0

(Ky editorial shikohet më i plotë si video)

Mirënjohja e Luizit!

Luiz Ejlli doli sot te Edi Rama në një interviste ku ishte dhe Benet Beci. Rrefimi i Luizit ishte njerëzor, prekës dhe mbi të gjitha me vlera të cilat pakkush i ka sot në këtë botë digjitale.

Luizi tha se ishte mirënjohes Benet Becit që iu gjet në një moment të vështirë të jetës së tij. Po të ishte dikush tjetër që pasi ka kaluar lumin e halleve dhe është bërë i njohur, nuk do ta thoshte Mirënjohjen si fjalë e aq me tepër të vepronte në Mirënjohje. Kemi shumë njerëz në botën e politikës, medias apo artit që janë treguar mosmirënjohes publik për ata që i kanë ndihmuar apo shpëtuar nga e keqja.

Ndaj gjesti i Luiz Ejllit duket si burim uji në shkretetiren e Saharasë, pra si një virtyt i rrallë në këtë botë të pisët ku jetojmë e ku po  nuk pate gjë në dorë, vetëm të shfrytezojnë ose nëse nuk kanë interes për ty, të hedhin në lumen e tërbuar të jetës.

Ndaj Luiz Ejlli duhet vlerësuar me shumë për MIRËNJOHEJN që e bëri publike se sa për çmimin e madh te Big Brother.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit