Home ShowBiz Moment histor...

Moment historik, Dua Lipa në kopertinën e 100 njerëzve më me ndikim në botë. S’i kursen ca detaje për Kosovën

43
0
Dua Lipa, ylli shqiptar që njihet në mbarë botën, ka shënuar një tjetër moment historik në karrierën e saj profesionale. Ajo ka zbukuruar kopertinën e revistës prestigjoze “Time” duke u vlerësuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Deri më tani pesë nga këngët e Duas janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë në një nga filmat më të komentuar, “Barbie”, ku këngëtarja luajti rolin e një sirene dhe këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona e saj zanore. Më pas ajo u shfaq edhe në filmin Argylle, ndërsa aktualisht po publikon këngët nga albumi i saj i tretë radhazi, i titulluar Radical Optimism. Dua tha ndër të tjera se qysh prej fëmijërisë, ajo ka shkruar gjërat që ka ëndërruar për veten. “Që kur kam qenë fëmijë, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për vetën time. Gjithnjë kam planifikuar më përpara. Edhe pse lindin surpriza rrugës, unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë kam një objektiv afatgjatë”. Ajo foli gjerësisht për Kosovën, duke theksuar se është ndër popullsitë që ka moshën më të re në Europë. “Mundësia për të udhëtuar lirisht është shumë e rëndësishme. Ne kemi qenë fëmijë me ëndrra dhe shpresa të mëdha dhe donim të udhëtonim rreth e qark botës dhe të eksploronim. Ata duan të përparojnë, të rriten dhe të shpresojnë se mund të dëgjohen në mënyra të tjera. Tani që pasaporta e tyre ka vlerë është diçka shumë e mirë”. Dua shtoi se kur flitet për Kosovën, nuk ka dëshirë t’i referohen si një vendi që ka përjetuar luftën, por është shumë më tepër. “Kur unë dhe im atë bëjmë festivalin në Prishtinë, sjellim njerëzit nga e gjithë bota dhe ata vijnë dhe shohin që gjërat janë ndryshe nga ç’e presin”, u shpreh ajo, duke përfshirë edhe artistët dhe admiruesit e muzikës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit