Home Aktualitet Momenti kur S...

Momenti kur Salianji tenton të përplaset fizikisht me Braçen (VIDEO)

212
0

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur deputeti i PD-së, Ervin Salianji tenton të përplaset fizikisht me deputetin e PS, Erion Braçe.

Sikurse shfaqet në pamje nëse nuk do të kishte ndërhyrë garda kjo situatë mund të kishte sjellë një konfrontim fizik mes tyre.

Në seancën e sotme, Salianji iu drejtua deputetit të PS, Erion Braçe duke i thënë se është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet në Itali për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

 “Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. Ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta ,” tha Salianji.

Kjo deklaratë e Salianjit ka agravuar situatën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit