Home Aktualitet Moti i keq në...

Moti i keq në bregdet, drejtoria detare apel mjeteve të vogla lundruese

111
0

Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi se moti do të jetë i përkeqësuar nga data 9-12 shkurt. Sipas DPD, duke filluar nga ora 14:00 më datë 9 shkurt era do të fryjë në drejtimin Jug-Juglindje, Jug-Jugperëndim në forcën deri 8-9 deri 10 bft me shpejtësi ere deri 35-45 m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, theksoi DPD.

DPD njofton se ndalohet dhënia e leje-nisjes gjatë datave 9-12 shkurt për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, nëse do të ketë ndryshime oraresh apo ndërprerje të lundrimit do të njoftohet.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit