Home Bota Motoristi i m...

Motoristi i merr shkopin e gomës dhe rreh oficerin e policisë se i vuri gjobë

7
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chaboton, Meksikë, ku një burrë ka dhunuar një polic pasi ky i fundit e ndaloi se po ecte me shpejtësi. Sipas mediave lokale, shoferi mendoi se gjoba nga ana e policit ishte e padrejtë dhe në debate e sipër ai filloi të godiste oficerin.

Por ngjarja nuk mbaroi me kaq, ai jo vetëm që nuk u largua po filloi të godiste policin edhe me një shkop gome. E vetmja mënyrë që polici kishte për të shpëtuar ishte të futej në makinë  e patrullës, në kohën kur kolegu i tij po kërkonte ndihmë.

/abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit