Home Aktualitet Motra e nxënë...

Motra e nxënësit që dh*noi mësuesen: Vëllai e përjetoi keq humbjen e babait

14
0

Motra e 16-vjeçarit që pati një debat që përfundoi në dhunë ndaj mësuesen në Lezhë, ka treguar se kjo e fundit i ka përmendur babanë e ndjerë. Sipas saj, kjo është arsyeja e agravimit.

Në një bisedë për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ajo tha se 16-vjeçari e ka përjetuar shumë keq vdekjen e të atit dhe se prej 3 vitesh ndodhen nën kujdestarinë e xhaxhait të tyre.

“Mësuesja i bërtiti duke i thënë se do e mbash mend. Vëllai e ka vuajtur dhe e vuan shumë humbjen e babait. Ne jemi në kujdestarinë e xhaxhait. Ka qenë 13 vjeç kur babai humbi jetën. Sot ishte paralajmëruar protestë, por nuk u zhvillua. Nuk na lejuan ta zhvillonim protestën”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit