Home Euro 2020 Mourinho: Ang...

Mourinho: Anglia e meritoi fitoren, por rasti i Sterling nuk ishte penallti!

4
0

Fitorja e Anglisë ndaj Danimarkës në gjysmëfinalen e “Euro 2020” ka shkaktuar shumë diskutime. Veçanërisht për penalltinë e fituar nga “Tre Luanët”, që është dukur shumë bujare. Jose Mourinho komentoi vendimin e dyshimtë të marrë nga arbitër që më pas ka çuar te goli vendimtar për anglezët.

“Duhet të them se ka qenë një ndeshje fantastike, por nuk jam i sigurt nëse doni të dini mendimin tim. Unë flas siç i shikoj gjërat, jo si janë”, ka thënë portugezi për TalkSport.

“Nuk ishte faull. Fitoi skuadra më e mirë, Anglia e meritoi fitoren, ishte fantastike, por nuk ishte penallti. Në këto nivele, në gjysmëfinalet e Europianit, nuk e kuptoj vendimin e arbitrit. Akoma më pak kuptoj vendimin e VAR për të mos e anuluar vendimin e arbitrit”, tha portugezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit